“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”! Deputeti i kujton Ramës deklaratën për kriminelët

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, thoshte kryeministrit Edi Rama tre vite më parë, deklaratën e ka sjell në vëmendje deputeti demokrat, Dashnor Sula.

Sula ka  reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale  lidhur me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend

Ai thekson se “Të fortët, bandat gëzojnë mbrojte të pushtetit lokal e qendror. Pikërisht prej komoditetit qe politika i ka krijuar bandave, mediat italiane shkruajnë se në Shqipëri pastrohen paratë e Ndragheta-s”.

Postimi i deputetit:

“Hengshin kokat e njëri-tjetrit”

Arsyen kësaj situate kaotike të rendit publik e shpjegon shumë qartë sinkroni i kryeministrit Rama 3 vite më parë që po e risjell sot.

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit” thotë kryeministri madje edhe bën një shprehje ne forme lutje. Domethënë të bëjnë ç’të duan se nga ne nuk kanë pikën e shqetësimit. Mjafton që vetëm në kohë fushate të jenë në gatishmërinë tonë.

Prandaj në reagimet e mia të fundit kam kërkuar nga kreu i qeverisë të marrë masa për të normalizuar rendin publik në Shqipëri.

Të fortët, bandat gëzojnë mbrojte të pushtetit lokal e qendror. Pikërisht prej komoditetit qe politika i ka krijuar bandave, mediat italiane shkruajnë se në Shqipëri pastrohen paratë e Ndragheta-s. Vullneti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe vetëm i SPAK nuk mjafton për të luftuar me krimin. Këto struktura meritojnë mbështetje dhe duhen inkurajuar për rezultate bindëse kundër krimit të organizuar. Por sigurisht duhet patjetër që më parë të hiqet imuniteti politik që u ofrohet atyre.

Jemi në mes të sezonit turistik, po i trembim pushuesit të vijnë në Shqipëri. Veprimi duhet të jetë i menjëhershëm dhe të mos bëhemi dëshmitar i dështimit të turizmit në një kohë që ekonomia ka më shumë se kurrë nevojë për këto para.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *