Hepatiti akut/ “Alarmojnë” mjekët, ja shenjat që prindërit të bëjnë kujdes

Hepatiti akut me origjinë të panjohur që ka prekur deri më tani mbi 200 fëmijë nga 20 vende të ndryshme të botës.

Sakaq, ky i fundit është identifikuar edhe në vendet fqinje, ndërkohë që në Shqipëri nuk është konfirmuar ende asnjë rast për fat të mirë asnjë rast.

Mjekët e qendrave shëndetësore pohojnë se është rritur shumë alarmi ndaj këtij hepatiti, ndonëse rastet me infeksione gastro-enterite kanë prezent gjatë gjithë muajit ët fundit.

Por cilat janë shenjat që një prind duhet të shqetësohet dhe sa zgjasin ato në kohë?

Hepatiti i pazakonshëm i cili po prek fëmijët deri në 17-vjeç është ende nën hetim nga OBSH. Por deri në qartësim të situatës ekspertët rekomandojnë strukturat shëndetësore se si të qetësojnë simptomat dhe të stabilizojnë pacientin deri në konfirmimin e origjinës së shkakut.
Shenjat kryesore që ky hepatit shfaq janë: diarre, të vjella, temperaturë, dobësi, zverdhje të lëkurës, lodhje të pa justifikueshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *