Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, reagon Ambasada amerikane

Pasi marrëveshja Kosovë-Serbi për reciprocitetin e targave ka nisur të zbatohet, ka reaguar ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, i cili thotë se të dyja vendet kanë bërë progres në zgjidhjen e këtij tensioni të nisur prej 13 ditësh.

Përmes Twitter-it, Giacobbe ka deklaruar se forcat e KFOR-it në pika kufitare janë aty përkohësisht dhe se presim që brenda 2 javësh funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Tashmë siç nënvizon Giacobbe, është koha që të ecet përpara dhe të ketë riangashim të përkushtuar në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia që po implementojnë në kufi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja. Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim të përkushtuar në dialog”, thuhet në reagim.

Tashmë të gjitha forcat policore janë larguar nga pjesa veriore e Kosovës pas 13 ditësh qëndrimi. Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *