Heqja e vetos nga Bullgaria, Boçi: Mos hapja e negociatave është prej shkaqeve të brendshme të vendit

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi përmes një konference për shtyp për mediat, ka përshëndetur heqjen e vetos nga parlamenti bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut.

Boçi gjithashtu përmendi kërkesën e faljes që i bëri kreu i PD Sali Berisha kombit Bullgar, pas gjuhës së ashpër që përdori kryeministri Edi Rama ndaj tyre. Po ashtu ai ka theksuar se marrja e statusit të vendit kandidat do të fusë vendin në shinat e integrimit.

Gjithashtu nënkryetari i sapo zgjedhur i PD, tha se nuk ishte vetoja bullgare arsyeja pse vendit tonë nuk po i hapen negociatat, por për janë disa shkaqe të brendshme si: shpopullimi, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike etj.

Deklarata e Luçiano Boçit:

Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.

Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama.

Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë.

Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera:

Ndër to:

-Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme;

-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;

-Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave.

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.

-Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen

e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *