Heqja e vetos nga Bullgaria, Nikolla: Veprim i emancipuar i parlamentarëve bullgarë

Pasi Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, ka reaguar përmes një podtimi në rrjetet sociale edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Nikolla shkruan se ky ëhstë një veprim i emancipuar i europaist i parlamentarëve bullgarë, që i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

“Mirënjohje Assmblesë Kombëtare të Bullgarisë, Kryetarit (ad interim), z. Miroslav Ivanov,  dhe gjithë grupeve parlamentare, të shumicës dhe opozitës, për votimin pro heqjes së vetos dhe çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.

 

Kjo votë e rëndësishme është një veprim i emancipuar dhe evropaist i parlamentarëve bullgarë, që çliron edhe vendimmarrjen e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *