Zv/kryeministri, Arben Ahmetaj në një deklarartë për mediat se opozita bullgare është pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila ndez “dritën jeshile” për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ahmetaj tha se qeveria i ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe se është gati për hapjen e negociatave.
“Po shpresa është e madhe dhe tani ne shpresojmë që deri në momentin e fundit të kemi lajme pozitive. Ajo që dua të theksoj është që qeveria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe ne jemi gati të fillojmë negociatat në bazë të gjitha procedurave të BE-së”, tha ai.