Hera e dytë brenda vitit, anulohet sërish tenderi për pastrimin e “Spitalit të Traumës”

Tenderi për pastrimin e Spitalit të Traumës është anuluar për të dytën herë në pak muaj. Sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike, procedura dështoi pasi nuk ka pasur asnjë ofertë të përshtatshme. Ndërkohë ashtu si edhe më parë, këtë herë nuk kanë munguar ankimimet e subjekteve të cilat pretendojnë se kriteret e vendosura janë diskriminuese.

Tenderi për pastrimin e Spitalit të Traumës ka dështuar për herë të dytë. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka njoftuar anulimin e kësaj procedure me argumentin se nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme.

Për procedurën në fjalë Spitali i Traumës në Tiranë kishte vendosur të shpenzojë rreth 138 milionë lekë ose e thënë ndryshe 1 milion e 100 mijë euro.

Ky tender ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik edhe pse nuk ka një dokument zyrtar për kundërshtimin e prokurimit. Sipas burimeve bëhet me dije se janë kriteret dhe skema e përcaktimit të fituesit janë ato që kanë ngritur hije dyshimi mbi këtë rast.

Në kriteret e vendosura subjekteve pjesëmarrëse u kërkohej të kishin të punësuar jo më pak se 45 punonjës, ku 42 prej tyre ishte sanitare.

Ndërsa dy punonjës të cilët do të kishin detyrën e përgjegjësit duhet të jenë të diplomuar për inxhinieri kimike ose mjedisi. Gjithashtu kërkohet dhe një drejtues teknik, me diplomë inxhinierie.

Nga të dhënat e APP mësohet se e njëjta procedurë me fond limit 96.1 milionë u anulua dhe vitin e kaluar. Vendimi për anulimin e tenderit erdhi pas ankimit të dy kompanive, Sori-Al dhe Clean-Fast, të cilat kërkuan rishikimin e fondit limit.

Sipas përllogaritjeve të tyre, shërbimet e kërkuara arrijnë vlerën 164.7 milionë lekë, shumë më e lartë se vlera e fondit limit. Në të njëjtën kohë, operatorët pretendonin se kriteret e vendosura ishin diskriminuese.

Me vendim të KPP u vendos anulimi i tenderit dhe rihapja e tij pas modifikimeve të dokumenteve, por mesa duket as këtë herë tenderi nuk është finalizuar me sukses./oranews


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *