Hesht në lidhje me Berishën, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së: PS kërkon zvogëlim të përfaqësimit të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj gjatë seancës së sotme parlamentare ka akuzuar Partinë Socialiste për shkelje të rregullores së Kuvendit gjatë ditës së sotme.

Teksa fliste për mediat, Rushaj tha se rregullorja është shkelur me të dyja këmbët për të zvogëluar hapësirën e opozitës në Parlament. Më tej, ai ka shtuar se ata nuk do të lejojnë PS-në që të zvogëlojnë hapësirën e tyre, pasi ata përfaqësojnë zërin e qytetarëve në vend.

Teksa është pyetur për vendimin e ish-liderit të PD-së Sali Berisha, i cili u vetëdeklarua anëtar i Grupit Parlamentar, Rushaj u shpreh se do të ndjekin çdo rregullore dhe më pas e shmangu pyetjen.

“Sot duhej të ishte një seancë rutinë, normale e kuvendit, ku secila prej forcave politike duhej të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare për të bërë detyrën e vet në këtë Kuvend. Për fat të keq, që në seancën e parë me të dyja këmbët u shkel rregullorja. Dhe u shkel për çfarë? U shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës së Kuvend. Kjo është e papranueshme, kjo është diçka që nuk duhet ta bëjë askush. Prandaj i bëjmë thirrje së pari kryetares së Kuvendit, së dyti grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet që në asnjë mënyrë të zvogëlojnë hapësirën e përfaqësimit të opozitës në Kuvend. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Detyra jonë është të marrim pjesë atje, të ngremë zërin e qytetarëve dhe të bëjmë opozitën. Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën e LSI që ata të mund të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga Partia Socialiste. Ju faleminderit! Do ndjekim çdo rregullore. Ajo që dua të them është se PS nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë të shkelë rregulloren”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *