Hetimet e SPAK/ Yuri Kim paralajmëron: BKH po hap kapitull të ri, po iu vjen fundi atyre që…

Ambasadorja Yuri Kim në fjalën e mbajtur në ceremoninë për dhënien e certifikatave për hetuesit e rinj të BKH-së, FBI-së shqiptare ka dhënë një mesazh të fortë në mbështetje të përpjekje për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fjalën e saj Kim u shpreh se Byroja Kombëtare po hap një kapitull të ri dhe se është një shtyllë e fortë e demokracisë. “Duhet të jeni krenarë, SPAK po kthehet në tmerrin e kriminelëve. Ditët kur dikush shpëtonte se kishte para u ka ardhur fundi”, tha Kim.

Më tej ajo shti se “në përvjetorin e dytë të ekzistencës së SPAK duhet të jeni krenar për faktin se tashmë shmangia e llogaridhënies para drejtësisë së atyre që kanë para po vje fundi, atyre ditëve po iu vjen fundi”.

Pjese nga fjalimi:

Faleminderit drejtuesit ë SPAK dhe zonjës Hajna. Faleminderit që më ftuat në këtë takim me rëndësi. është e mrekullueshme që të jem këtu bashkë me homologun hetim të BE. Kur kam ardhur këtu për herë të parë në janar të 2020-ës, u mbajt një organizim. Ishte shfaqja jonë e parë së bashku dhe bija dakord me zotin Soreca.

Ajo çka do të thoni ju është ajo që do të besoj gjithashtu. na bën të lumtur që shohim flamurin shqiptar dhe të SHBA, deh BE bashkë. S’ka gjë më shpresëdhënës.

Më kujtohet që ju kam parë për herë të parë në korrik zonja Hajna me grupin që ishte bërë pjesë e grupit. isha e frymëzuar nga ajo frymë e patriotizmin tuaj për të bërë ndryshime. jam e kënaqur që të merrni kredencialet tuaja zyrtare.

Ju e keni filluar punët tuaja, sikurse klasa e parë e FBI me 34 agjentë në SHBA. Ju po ngrini BKH-në. Ashtu si ata agjentë të parë, suksesi në këtë luftë do të bazohet në luftën që bëni çdo ditë. Asgjë nuk do të jetë mrekulli, e lehtë, e shpejtë, por nënkupton punë. Çdo ditë duhet të shfaqesh, duhet të injorosh atë që thonë të tjetër dhe i fokusuar. Më ka lënë mbresa puna juaj.

Më ka lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësisë për të hetuar këdo që ka nevojë të hetohet, pavarësisht pozicionit për ta bërë për të pastër. Puna juaj po ndërton një BKH që do të zërë një pjesë të rëndësishme. BKH shqiptare do të jetë pjesë e hetimeve penale.

Do të uroja SPAK në 2 vjetorin e krijimit të tij. veprimet flasin më fortë se fjalët. Në këto 2 vite që kur SPAK është bërë realitet kemi parë veprime që ngrihen në një veprim tjetër. I gjithë vendi është mahnitur. Vendi ka qenë në pritje të këtij çasti. SHAB dëshiron që të falënderoj prokurorët e SPAK për luftën kundër korrupsionit. vetëm së bashku mund të merrni përsipër sukses.

Zbulimin, hetimin të veprave penale.SHBA përgëzon punën tuaj. Është domethënës që SPAK dhe BKH janë këtu sepse vetëm së bashku mund të merrni përsipër hetimin e atyre që dëmtojnë të tjerët për të pasuruar veten. Ky bashkëpunim e bën SPAK të fuqishëm. Ju nxis të punoni bashkë me njëri tjetrin që prokurorët dhe hetuesit të punojnë sup më sup. 2021 ka qenë pikë kthese kundër krimit të organizuar. BKH hap një kapitull të ri të institucioneve të pavarura. Vitin e ardhshëm do shohim një klasë tjetër që do ju bashkohet.

Ne do vazhdojmë të bëjmë përpara hap pas hapi. Kur të biem do ngrihemi sërish. Pika kyçe është të ecësh përpara pavarësisht se çfarë thotë të tjerë. SHBA ju mbështesin në çdo mënyrë. Në këtë përvjetor duhet të jeni krenarë se tashmë jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Atyre që kishin menduar se mund të arratiseshin apo se kanë një mik nuk do jepnin llogari. Atyre ditëve po u vjen fundi. Jeni tmerri i fëmijëve dhe shpresa e fëmijëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *