Ish- kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha ka deklaruar se bashkia e Vorës është më e korruptuara në vend, ku krimi dhe administrata janë bërë bashkë.
Në një reagim në Facebook ai ka kujtuar se për tenderin me pastrimet, çështje për të cilën SPAK ka nisur sot hetimet, e ka denoncuar para shumë kohësh.
Postimi i plotë:
Prokuroria e Posacme SPAK ka nisur sot hetimet per tenderin e pastrimit ne Vore. Nje tender te cilin une e kam denoncuar per shume kohe dhe ndihem mire sot qe degjoj kete lajm. Nuk ka dyshim se Bashkia Vore eshte Bashkia me e korruptuar e Shqiperise, ku krimi dhe administrata jane bere bashke. Ky korrupsion eshte perdorur ne 14 maj per te manipuluar zgjdhjet , dhe kjo tashme eshte e qarte si drita e diellit. E pergozoj SPAK per kete hap dhe i bej thirrje ti shkoj deri ne fund kesaj ceshtje dhe mos te ndikohet nga pushteti. Jo vetem ky tender , por edhe shume te tjere ne Bashkine Vore jane korruptiv. Me shume gjasa nese drejtesia do te beje punen e saj te pavarur ne Vore shume shpejt do te kemi zgjedhje te parakohshme.