Hetimi i 2 spiunëve rusë në Shqipëri, reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Propagandë e NATO-s

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me rastin e pak ditëve më parë në Shqipëri, ku Drejtoria e Antiterrorit i kërkoi Prokurorisë së Tiranës nisi disa hetime të thelluara lidhur me rolin e dy rusëve, Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov në Shqipëri.

Ata erdhën në vend para nisjes së stërvitjes “Defender 21” dhe dyshohet se ka zbarkuar në vendin tonë për spiunazh.

Ndërkohë në reagimin nga Ministria e Jashtme e Rusisë, hetimi cilësohet një akt propagande i NATO-s. Sipas tyre, e gjitha po zmadhohet nga media për më shumë bujë.

“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s,”- shkruan Ministria e Jashtme ruse.

Dy rusë Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *