Hetimi për 38 kandidatët/ Celibashi: Nëse rezulton se ndonjëri do të jetë në kushtet e ndalimit…

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në një intervistë të dhënë së fundmi foli për zgjedhjet e 14 majit, votimin e elektronik, shitblerja e votës si edhe dekriminalizmi.

Kreu i KQZ u shpreh se deri më tani situata ka qenë e qetë dhe se përgatitjet për procesin e zgjedhjeve kanë vijuar normalisht.

Më tej theksoi se pritshmëritë lidhur më pjesëmarrjen në këto votimi, janë të mira dhe se beson se do të ketë një pjesëmarrje masive.

“Aplikacioni KQZ është shumë familjar dhe është i lehtë për të gjetur dhe për ë kontrolluar se ku qytetari e ka qendrën e votimit”, u shpreh ndër të tjera Celibashi.

Pjesë nga intervista:

Pjesëmarrja:

Celibashi: Uroj të jetë një pjesëmarrje më e lartë, edhe për faktin se votuesit kanë mundësi të zgjedhin se kush do të jetë kryetari i bashkisë ku ata kanë vendbanimi, pas eksperiencës jo të mirë. Është krejt normale që në këto zgjedhje qytetarët kanë disa alternativa. Nuk dua të them se dhe KQZ ka synuar një fushatë që të nxisë pjesëmarrjen. Nuk është se pjesëmarrja në vendin tonë është e ulët.

Pyetje: Kur mund të flitet për proces zgjedhor të pavlefshëm?

Celibashi: Ligji nuk ka parashikime të tilla.

Vota e emigrantëve në 2025?

Celibashi: Ka shumë mundësi me një kusht, që Kuvendi brenda këtij vitit të bëjë plotësimet në Kodin Zgjedhor sikurse ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese. Nëse nuk respektohet vendimi i GJK, çdo ditë që kalon e vë në pikëpyetje mënyrën organizimit nga jashtë.

Zgjedhje lokale, por kemi kandidatë që nuk kanë pasur shumë ligjërime, a është kjo qasja e duhur?

Celibashi: Mund të them që jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe në demokracitë perëndimore, edhe zgjedhjet vendore janë edhe zgjedhje politike.

Pyetje: Ju keni kërkuar hetim të thelluar për 38 kandidatë në këto zgjedhje, 10 prej të cilëve janë kandidatë për kryebashkiakë? I druheni se mund të kemi ripërsëritje në bashki të caktuara.

Celibashi: Jemi duke zhvilluar procesin e verifikimit dhe ky proces mbi bazë të kërkesës tonë po vazhdon nga organi i prokurorisë. Nëse do të rezultojë që ndonjëri do të jetë në kushtet e ndalimit, patjetër që do të humbasë mandatin nëse është apo nëse zgjidhet , do të ribëhet zgjedhjet në atë bashki.

A shihni mospërfillje ndaj ligjit të dekriminalizimit?

Celibashi: Nuk mund ta them këtë. Por besoj se situata është më mirë në krahasim me të kaluarën. Ne kemi marrë indicie më shumë se sa kemi konstatuar problematika. Dikush ka thënë që kam pasur një problem apo kam jetuar jashtë për një kohë të gjatë, ndaj edhe ne kemi kërkuar hetime më të thelluara dhe do të duhet të presim se çfarë do të ndodhë më këto verifikime.

Shitbleja e votës:

Celibashi: Në pikëpamje institucionale KQZ nuk ka mundësinë që të administrojë informacione të tille. Dhe nëse ka do të duhet të adresohen tek organet e ndjekjes penale, por ky fenomen ekziston. Masivitetin e tij në nuk e dimë, edhe pse ndonjëherë ka edhe spekulime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *