Gjendja Civile i është përgjigjur SPAK Civile lidhur me ndryshimin e gjeneraliteteve nga Ilir Meta. Gjendja Civile në shkresën zyrtare ka deklaruar se ish-presidenti nuk i ka ndryshuar gjeneralitetet.
Sipas verifikimeve nga Gjenda Civile, ish-Presidenti rezulton i regjistruar si Ilir Metaj. Gjendja Civile bën me dije se sipas verifikimeve të kryera nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja.
Ndërkohë, deputetja Monika Kryemadhi e publikoi një ditë më parë certifikatën personale të kreut të Partisë së Lirisë, me pretendimin se po ndihmonte SPAK, jo vetëm për këtë çështje, por dhe për atë të inceneratorëve.