Hetimi për incineratorët, Jorida Tabaku nis 12 kërkesat që zbardhin aferat

Komisioni Hetimor për incineratorët ka dërguar 12 kërkesa për hetimin e aferës të regjistruara në parajsa fiskale.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë incineratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës.

Kërkesa u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të incineratorëve, që, pavarësisht emrave të ndryshëm të kompanive, janë përqëndruar tek 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja.

Tabaku ka detajuar me pyetje dhe kërkesa konkrete çdo çështje dhe akt që zbardh një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë së Edi Ramës.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *