Shtohen dyshimet se 42 vjeçari Avni Mecje është autori I vrasjes së gruas së tij 35 vjeçares Alexandra Elena Mocanu . Hetuesit kanë thënë se është verifikuar se telefoni I viktimës ndodhet tashmë në Shqipëri. Më herët autoritetet kishin paralajmëruar se autori i mundshëm mund të ndodhej tashmë në Shqipëri pas bisedës që ai kishte bërë me familjarët e tij.
Ne bisedë ai kishte thënë se ishte në kërkim e duhetj të largohej. Çifti i ri kishte publikuar shumë foto të tyre në rrjetet sociale. Regjistrimet më të fundit janë vetëm disa ditë të vjetra dhe duket se pasqyrojnë një marrëdhënie harmonike. Hetuesit tani duhet të zbulojnë nëse ky ishte në të vërtetë rasti.