Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, pasi një nënë së bashku me foshnjën e saj është hedhur nga kati i dytë i maternitetit.
Burime për median bëjnë me dije se shtetësia Mandolina Jashari, 35-vjeç nga Durrësi është hedhur bashke me fëmijën 1 ditësh. Mësohet se Jashari është transportuar në urgjencën e spitalit dhe po merr ndihmën e pare, si dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Dyshohet se arsyet që kanë çuar 35-vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë është për shkaqe depresioni.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes