Një 40-vjeçare është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë duke i dhënë kështu fund jetës, në afërsi të një qendre tregtare.
Ndërkohë, policia bën me dije se shtetësia me iniciale A. E., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.