Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Një 46-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët është hedhur nga kati i katërt. E gjithë ngjarja është shënuar në Linzë në rrugën “Sotir Caci” ku 46-vjeçari Etmond (Edison) Cenollari pasi ka hyrë në banesë ka filluar të dhunoj bashkëshorten.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë ndërhyrë dhe kanë arritur të shpëtojnë gruan pasi kanë dëgjuar britmat e fëmijëve të cilët kërkonin ndihmë.
Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/