Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një 53-vjeçar është vetëhedhur nga pallati ku jetonte. Ngjarja ndodhi në rrugën “Eduard Mano”.
Mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policise se Tiranes:
Me datë 13.01.2022, në rrugën “Eduard Mano”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katër i pallatit ku banonte, shtetasi A. Xh., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/