Hidhet shorti i Champions League/ Dy derbi shqiptarësh! Partizani dhe Vllaznia kanë ‘peshkuar’…

Sot në orën 13:30 UEFA hodhi shortin në Nion të Zvicrës, ndërsa 68 skuadrat që marrin pjesë në këtë tur, janë ndarë në 8 grupe.

Tetë skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët për raundin e parë në Ligën e Konferencës. Laçi është vendosur përballë malazezëve të Pogdoricës.

Ndeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë.

Partizani ka ‘peshkuar’ skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.

Vllaznia pas 10 viteve jashtë Europe, rikthehet të luajë dhe kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”.

Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja.

SHORTI:

Laçi-Podgorica

Shkupi-Llapi

Sfintul George-Partizani

Deçiç-Drita

Shiroki Brijeg-Vllaznia

Struga- Liepaja (Letoni)

NDARJA E UEFAS

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *