Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur ditën e sotme shortin për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet parlamentare të datës 25 Prill 2021. PSD-ja e Tom Doshit do të jetë e para në fletën e votimit të 25 prillit, e ndërsa PS-ja renditet e 12-ta. Partia Demokratike me Aleancën për ndryshim do të mbajë numrin 9-të e ndërsa LSI-ja e 11-ta.
1.Partia Social-Demokrate
2.Partia Balli Kombëtar
3.Lëvizja Demokratike Shqiptare
4.Bindja Demokratike
5.Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët
6.Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
7.Partia Nisma Thurje
8.Lëvizja e Re
9.Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Ndryshim
10.Aleanca Demokracia e Re
11.Lëvizja Socialiste për Ndryshim
12.Partia Socialiste
Shorti është hedhur për 12 partitë politikë, ndërkohë që në zgjedhjet e 25 prillit do të marrin pjesë edhe 5 kandidatë të pavarur, të cilët do të renditen pas subjekteve politike.