“Hiena e vrasjeve” përfundon në grackë, miku i tij lan hakun e të vëllait

Nuredin Dumani është një nga personat e arrestuar ditën e djeshme nga Forcat Speciale në qytetin e Fierit. Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se ky i fundit kishte shkuar në Elbasan për të vrarë armikun e tij Talo Çela. Por Çela ka qenë në dijeni të atentatit të planifikuar, dhe ka qenë vetë Dumani i cili ra në grackën e tij, duke mbetur vetë i plagosur. Mbas atentatit Dumani është drejtuar drejt qytetit të  Fierit, ku dhe u arrestua në lagjen “Apolonia”, nga forcat speciale RENEA vetëm brenda disa minutave. Policia bën me dije se shtetasi 39 vjeçar ka qenë i armatosur.

Ky i fundit nën masa të rrepta sigurie është shoqëruar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Kush është Nuredin Dumani dhe cilat kanë qenë disa nga veprat penale që ai ka kryer?

39 vjeçari me origjinë nga Dibra, por banues prej vitesh në Durrës ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni. Dumani ka qenë tutori i këtij rrjeti i cili mashtronte vajzat duke i propozuar për martesë, të cilat në rast refuzimi përfundonim me kërcënim në familje. Sakaq, ai ka kryer burg edhe për akuzën e vjedhjes.

I ashtuquajturi si një ndër vrasësit me pagesë, por mbi të gjitha ndër më të rrezikshmit në Shqipëri, Dumani është përfshirë në disa vrasje. Mes tyre edhe dy vëllezër Haxhia në Shënvlash të Durrësit, Viktor dhe Besmir Haxhia.

Sakaq, ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkozës. Në mes të këtyre ngjarjeve ka qenë i përfshirë edhe miku i tij Talo Çela.

Pavarësisht të gjithë bashkëpunimit që këta të dy kanë pasi, Çela dhe Dumani, përfunduan në armiq të përbetuar.

Sherri mes të dyve ka filluar si shkak i prishjes së pazareve, pasi Dumani i vrau vëllain e tij, Bujar Çela. Bujar Çela punonte si taksist në të zezë.

Zinxhiri i vrasjeve ku dyshohet së është përfshirë 39 vjeçari nuk përfundon me kaq. Dumani dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri Emiljan Ramazani, babanin e katër fëmijëve. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me 4.6 milionë eurot e grabitura në Rinas.

Vetëm dy muaj më vonë nga vrasja në Elbasan, 39 vjecari ekzekuton një prej miqve të tok, Klevis Kapllani.  Mbas eleminimit të miqve dhe bashkëpunëtorëve të ti, Dumani ra në prangat e policisë ditën e djeshme, por në gjendje të plagosur. Pasi Çela lau gjakun e miqve dhe vëllait të tij, kështu në tentativë për të vrarë Dumanin, ky i fundit ka ngelur i plagosur nga ngjarja.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *