Një 56-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi kishte fshehur trupin e vdekur të gruas së ti , Shahe Lika .
Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Shefqet Lika ai u shpreh se arsyeja që e ka bërë këtë veprim se ka pasur frikë të raportonte pasi sipas tij nuk do e besonin familjarët e saj.
56-vjeçari tha se prej shumë kohesh jam ndjerë i akuzuar nga familjarët e saj për dhunë ndaj saj, dhe shumë herë e kishin lajmëruar se do tentonin divorcin mes tyre.
Familjarët e gruas së vetëvarur pas dyshimeve që kishin kërkuan ekspertizë të trupit të pajetë.
Pas ekspertizës rezultoi se 55-vjeçarja ishte vetëvarur.
Shefqet Lika akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Burime për policinë bëjnë me dije se çifti kishte konflikte të vazhueshme prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj.
Në javët e fundit mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra. Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t’u vetëvrarë.
Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes, Shefqet Lika ka qenë i alkoolizuar prej vitesh.
Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa raportohet se pas mbërritjes të hënën kanë pasur debat me familjarët e babait.
Trupi i pajetë i gruas 55-vjeçare është përcjell për në banesën e fundit vetëm nga familjarët e saj, ndërsa nga banesa e të atit janë larguar edhe fëmijët.