Kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga burime qeveritare mësohet se kryeministri është ftuar në New York nga ish zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.
Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë Ramës një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë që janë strehuar në vendin tonë. Konkretisht, Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.
Ceremonia do të mbahet me 6 Dhjetor nga ku do të nderohen edhe sekretari përgjithshëm i UN Secretary General Antonio Guterres, IRC Head David Milliband dhe President Joe Biden.
Deri më tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700. Destinacion përfundimtar ata kanë Amerikën, por Shqipëria ka marrë përsipër strehimin e të paktën 4 mijë refugjatëve, pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.
/Priza.al/