Të vetmet lëvizje në Himarë ishin ato pranë qendrave të votimit, ku shumë qytetarë u paraqitën për të shprehur vullnetin e tyre.
Pavarësisht faktit se kandidati i dyshes Berisha-Meta, Fredi Beleri u arrestua nga policia për shit-blerje votash, ky episod nuk shkaktoi trazira në qytetin e vogël bregdetar.
Disa autobusë me emigrantë mbërritën nga Greqia. Por pasi shprehën vullnetin e tyre, ata u larguan drejt territorit grek. Ndërkohë të shumtë ishin dhe ata që erdhën me makina personale.
Sa i takon, ecurisë së procesit të votimit, problemet më të mëdha ishin me pajisjen e identifikimit elektronik.
Pavarësisht deklaratave të shumta politike që u bënë pas arrestimit të Fredi Belerit, banorët e Himarës, duket se janë fokusuar më së shumti tek sezoni veror, sesa tek politika./TCH