Pronarë lokalesh janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Himarë pasi akuzohen për zaptim të hapësirave publike dhe për përshtatjen e lokaleve për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të operacionit të koduar “All in”, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive është bërë i mundur arrestimi i pronarëve të këtyre dy lokaleve dhe është shpallur në kërkim një tjetër gjithashtu është nën hetim edhe kamarieri në këtë lokal që nuk ka kallëzuar krimin.
Ndërkohë një tjetër pronar është vënë nën hetim pasi kishte pushtuar hapësirë publike, në plazhin e Krorëzës, për të vënë çadra dhe shezlongë.
Në kuadër të operacionit është bërë i mundur sekuestrimi i lënëve narkotike municion luftarak, 90 çadra dhe 180 shezlongë, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.