Himarë/ ‘Zaptuan’ detin me çadra e shezlongë, procedohen penalisht 4 persona

Katër persona janë proceduar penalisht në Himarë, pasi kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Shtetasit me iniciale M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç G. S., 50 vjeç akuzohen për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Mësohet se janë sekuestruar në total 130 çadra dhe shezlongë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Himarës vijon kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe, Himarë.

Procedohen penalisht administratorët e 4 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.  Sekuestrohen 130 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë  referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit:

  1. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *