Të gjitha barrikadat pranë pikës kufitare në Jarinjë janë larguar.
Burime për median bëjnë me dije se barrikadat janë larguar edhe në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, si dhe në pikën kufitare në Bërnjat. Mësohet se policia kufitare ka dalë në pikat e kalimit në kufi, ku ka tërhequr të gjitha barrikadat pas vendimit nga kryetari i Listës Serbe.
Situata shihet e qetë por pikat kufitare nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorëve.