Problemet me hormonet shpesh sjellin shqetësime në trup si aknet, rënien e flokëve, shtimin në peshë, problemet me dhëmbët e një sërë të tjera.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj 5 ushqimet të cilat prishin balancën e hormoneve, duke shfaqur më pas probleme në çdo moshë.
Bulmeti
Ushqimet me bazë bulmeti janë ndër më të vështirat për t’u tretur, ku më pas shkaktojnë dhe mund inflamacion në organizëm. P.r.sh, qumështi përmban hormone të cilat ndikojnë në prishjen e balancës së hormoneve më së shumti tek gratë, duke shkaktuar probleme me vezoret.
Kafja, çaji dhe pijet me gaz
Konsumimi i këtyre pijeve rrit nivelet e kortizolit në trup i cili prek hormone të cilat rregullojnë nivelin e stresit. Ku për pasojë do të krijohen cikle gjumi të çrregullta, ku do të ndikojë keq në sistemin imunitar.
Ushqimet me sheqer
Këto ushqime shkaktojë dëm të madh në organizëm, duke shtuar peshë dhe rrit nivelin e glukozës në trup. Si pasojë e këtyre rritet dhe frekuenca e puçrrave.
Ushqimet e përpunuara
Përdorimi i mishit, sallamit, konservave dhe çdo gjë tjetër që përmban konservonte, krijojnë probleme me peshën, metabolizmin dhe tretjen për shkak të sasive të mëdha të kripës dhe konservueseve.
Karbohidratet
Karbohidratet janë ushqimi më i keq që mund të konsumoni, pasi ndikojnë drejtpërdrejtë tek nivelet e kortizolit.
Ushqime me bazë brumi, patatet e skuqura, ushqimet me sheqer apo pijet me gaz do të krijojnë çrregullime në sistemin tuaj.