Hiqni dorë nga konsumimi i bananes në mëngjes me barkun bosh! Ja çfarë shkakton

Sa e sa herë mamaja ose babai u kanë thënë: ‘Mos dil nga shtëpia me barkun bosh, urdhëro haje një banane?’

Epo ata pa vetëdije kanë vepruar gabim pasi kjo nga ana mjekësore nuk është aspak e këshillueshme.

Pavarësisht se është e shëndetshme, ushqyese dhe do të jep energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme.

Mirëpo, sipas nutricionistëve banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit.

Arsyeja?

Nëse nuk e shoqëroni me një ushqim tjetër që përmban yndyrna, të gjitha benefitet që ajo ka do të kthehen kundër organizmit tuaj pasi ajo ka vetinë t’ju ngopë përkohësisht dhe më vonë do t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Ndodhur në këto kushte, fruti i bananes nuk iu ndihmon të mbani një sistem tretës të shëndetshëm.

Duke qenë se banania përmban sheqer, gjatë procesit të fermentimit, ajo do të shndërrohet në acid dhe alkool në trupin tuaj.

Por gjithmonë ka një të mesme të artë, nëse keni krijuar ‘varësi’ nga banania thjesht shoqërojeni për shembull me një…kos.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *