“Histerikë dhe analfabetë”/ Gazetari shpërthen ndaj emisionit ‘Zemër Luana’

Pas një pauze relativisht të gjatë, Luana Vjollca ndezi motorët dhe solli emisionin “Zemër Luana”, një version identik i emisionit të saj të dikurshëm “Shiko Kush Luan”, ku ndryshimi tjetër përveç emrit është edhe televizioni.

Këtë sezon të ri televiziv, ajo la shtëpinë e saj prej vitesh “Top Channel” dhe është vendosur në “Klan”. Ndonëse duket se e nisi aty ku e kishte lënë, fansat e saj mezi e kanë pritur këtë rikthim të emisionit të saj ose këtë tregojnë komentete dhe shikimet e shumta, ku në vetëm disa ditë kapi 1 milion views.

Mirëpo të shumtë kanë qenë edhe kritikët, të cilët janë shprehur pa rezerva për “Zemër Luana”, duke e konisderuar si një emision që vetëm të qeshura nuk shkakton. Një ndër këta kritikë është edhe gazetari Berat Buzhala, i cili i ka dedikuar një postim në faqen e tij në Facebook, emisionit të moderatores.

“Ka filluar emisioni “Zemër Luana” në “Klan”. U mbush skena me ‘humoristë’ dhe me moderatorë të ndryshëm. Po qeshin e po piskasin në mënyrë histerike, ama mua ende as buza në gaz nuk më ka shkuar. Në televizionet e Shqipërisë, edhe pse është investuar shumë, ka shumë pak show dhe humor cilësor.

Nuk mundesh me qenë gjysëmanalfabetë dhe humorist. Mundesh me qenë gjysëmanalfabetë ose analfabet dhe clown, ama jo humorist. Humori është shumë serioz. Kërkon punë dhe përkushtim. Kërkon të lexosh dhe të mendosh. Nëse veç shfaqesh në skenë edhe mendon me i bërë njerëzit me qeshë, atëhere ke dështuar tmerrësisht,”-shkruan Berat Buzhala.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *