1507
Hartografi gjeman Martin Waldseemuller përdori për here të parë emrin Amerikë. Në librin e tij, “Cosmographiae Introductio”, ai shkroi: Duke qenë se Evropa dhe Azia kanë emra femrash, unë nuk shoh ndonjë arsye pse kjo pjesë e kontinentit të ri të mos quhet Amerigo apo Amerikë, emri i zbuluesit të saj, Amerigo Vespucci.
1792
Gijotina përdoret për here të parë në Francë në ekzekutimin e banditit Nicolas J Pelletier. Në kundërshtim me besimin popullor, Doktor Joseph Ignace Guillotin nuk ishte shpikësi i kësaj pajisjeje ekzekutimi pasi më 1790, por ai propozoi që dënimi me vdekje duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga rangu shoqëror dhe natyra e krimit, prandaj ekzekutimi duhet të kryhet shpejtë për të eliminuar sa më shumë vuajtjet e të dënuarit.
1859
Në Egjipt, fillojnë punimet për Kanalin e Suezit, me gjatësi rreth 160 km i gjatë i cili lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq. Punimet përfunduan pas 10 vjetësh. Sakaq, filmi klasik amerikan “Suez” (1938) me aktorët Tyrone Power dhe Loretta Young në rolet kryesorë, përshkruan historinë e këtij kanali. Tyrone Power kishte një vajzë, Romina, martuar me italianin Albanon, ati i të cilit kishte shërbyer në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, prandaj e quajti djalin, Albano për nder të vendit Albania. Çifti këngëtar italian Romina dhe Albano ishin mjaft popullorë (fshehurazi) në Shqipërinë diktatoriale komuniste të viteve 1970 – 1980.
1886
Sigmund Freud, themeluesi i psikologjisë, hap klinikën e tij të parë në Rathausstrasse 7, Vjenë, Austri. Idetë e Frojdit ndikuan jashtëzakonisht në shkollën e mendimit në këtë fushë. Megjithëse u zëvendësua përfundimisht nga metoda të tjera të avancuara, psikoanaliza e Frojdit la gjurmë të përhershme, si në psikologjinë edhe psikoterapinë e sotme.
1933
Vdiq në Vjenë, Austri, studiuesi hungarez baroni Franz Nopça, albanolog. Ferenz ka qenë nj aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike. I pasur, aventurier, ambicioz pa kufi, i varfër, 56 vjeç, në vështirësi financiare, ai vrau veten
Baron Nopça urrente Ismail Qemalin, ishte mik i Faik Konicës si dhe kandidoi për fronin e Shqipërisë. Ndërkohë hoqi dorë kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913), njohu një Shqipëri të cunguar.
1945
Përfaqësues nga 45 vende mblidhen në San Francisko në një Konferencë për themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).