Histori filmash/ 26-vjeçarja la makinën ndezur, adoleshenti shkon dhe ja vjedh, arrestohet nga policia

Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar për vjedhje makine. Siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, shoferja e makinës, një vajzë 26-vjeçare e kishte lënë automjetin ndezur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet dhe është larguar nga aty, por ky ka qenë një rast për 18-vjeçarin, i cili ka hipur menjëherë aty duke i dhënë gaz.

Pas njoftimit të policisë, ata i janë vënë pas makinës duke e kapur të riun, i cili tashmë do të akuzohet për vjedhje.

Mësohet se i riu nuk kishte patentë, por pavarësisht kësaj ka marrë guximin për të vjedhur makinën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *