NASA po përgatitet të nisë një anije kozmike që do të përplaset me një asteroid për mbrojtjen e planetit tonë. Në eksperimentin, i quajtur misioni DART, anija kozmike do të bartet nga raketa Falcon 9 e kompanisë hapësinore të Elon Musk, SpaceX .
Me këtë test, NASA planifikon të kontrollojë nëse sistemi i mbrojtjes planetare do të funksionojë. Në këtë përpjekje të parë, një asteroid me diametër 160 metra i quajtur Didymoon do të shënjestrohet. Ka të paktën 26,000 asteroidë që konsiderohen të jenë të rrezikshëm për Tokën.
Mjafton që njëra prej tyre të përplaset me Tokën dhe të shkaktojë katastrofë. Misioni DART, i cili qëndron për ‘Testin e Rivendosjes së Asteroidit të Dyfishtë’ doli si rezultat i kërkimit të NASA -s për mbrojtje kundër këtyre objekteve.
Thuhet se nëse shpejtësia e asteroidit ndryshon edhe 1 për qind si rezultat i përplasjes, kjo do të jetë e mjaftueshme që ai të ketë një orbitë të re. Nisja e parë është planifikuar për muajin e ardhshëm, ndërsa përplasja parashikohet të ndodhë në shtator 2022.
“DART është hapi i parë në testimin e metodave të tij për shmangien e asteroideve të rrezikshëm,” tha Andrea Riley, menaxhere e programit DART në Shtabin e NASA -s. Ky mison të kujton skenarin e filmit ‘Armageddon’ publikuar në vitin 1998.
/Priza.al/