Pavarësisht se mund të tingëllojë çuditshëm, Marina, nga Bradford, West Yorks, pretendon se ajo është rritur nga një familje majmunësh kapuçinë pasi u rrëmbye në Kolumbi, në vendin e saj të lindjes.
Ajo ka treguar se si në moshën katër vjeç, e gjeti veten të frikësuar dhe në zemër të pyllit të pasi u rrëm.bye nga kopshti i familjes së saj dhe u hodh disa ditë më vonë. Marina, tani 71 vjeç, nuk kujton asgjë për familjen e saj biologjike ose jetën e saj para se të rrëm.behej. Ditën që ajo u mor ishte hera e fundit që i pa.
Por ajo mban mend një tjetër familje të saj në mënyrë të përsosur. Gruaja ka treguar se ka jetuar me majmunët në xhunglën e Amerikës së Jugut për rreth 5 vite.
Pas disa ditësh, ajo thotë se kolonia e kapuçinëve e mirëpriti atë në familjen e tyre dhe e ndihmoi të mbije.tojë në një ambient plot me rreziqe të tilla si gjarpërinj vra.sës, insekte që thi.thin gja.k, bimë helm.uese dhe përmb.ytje të shpejta.
Marina ka kujtime të kafshëve që lëkundnin pemët duke e mësuar atë si të kërkonte fruta dhe arra, duke e ndihmuar atë të gjente ujë të freskët apo të pastrohej siç pastroheshin ata. Mashkulli më i madh i grupit të majmunëve ndërhyri për ta shpëtuar pasi u hel.mua nga një frut i kalbur.
Pas disa vitesh jetese të eg.ër dhe gjumit në një pemë të zbrazur, Marina pretendon se ajo u kap nga gjuetarët, u dërgua në një qytet aty pranë dhe përfundoi e shitur në një bor.dello, e shkëmbyer për një grusht parash dhe një papagall të gjelbër.
“Flokët e mia, të trasha dhe të ngatërruara, kishin mbuluar pjesën më të madhe të fytyrës dhe trupit. Isha e zezë dhe e pistë. Nuk isha larë me vite dhe nuk qëndroja më në dy këmbë”, është shprehur gruaja.
Pasi u pastrua, Marina u vu në punë si një shërbëtore, por ajo shpëtoi pasi dëgjoi pronaren qe kishte rënë dakord t’i shiste virg.jërinë e saj një biznesmeni të pasur. Marina ka ndarë historinë e saj tronditëse të jetës në një libër, “Vajza pa emër”, duke përshkruar disa nga kujtimet e saj.
Edhe pse majmunët që e rritën të gjithë kanë ndërruar jetë prej kohësh, ajo ka provuar se është ende shumë e shkathët dhe e aftë në ngjitjen e pemëve, dhe gjithashtu mund të bëjë zhurma majmunësh.
Kur tregoi historinë e saj në fillim nuk e besoi askush, por duke iu nënshtruar testit të makinës të së vërtetës dhe aftësive të saj në xhungël, historia filloi të bëhej e besueshme.
Marina dhe burri i saj kanë dy vajza, njëra prej të cilave e ndihmoi të shkruante librin e saj. Vanessa është shumë krenare për nënën e saj dhe shtoi se kurrë nuk e kuptoi se sa e pazakontë ishte jeta e nënës së saj derisa u rrit.