Një biznesmen i ri ka treguar se si ai kaloi nga gjumi në rrugë në drejtimin e një kompanie globale me vlerë 5.8 milionë funte.
Harry Sanders, i riu milioner, mund të drejtojë një kompani shumë milionëshe, por ai ende e gjen veten duke u shqetësuar për një shpenzim të thjeshtë 3 dollarësh. Kjo për shkak se 22-vjeçarit kursimtar iu desh të mësonte vlerën e parave pasi kaloi një vit të adoleshencës së tij duke jetuar në rrugë. Vetëm pesë vjet më vonë, ai ka transformuar plotësisht jetën e tij dhe është një nga sipërmarrësit e rinj më të suksesshëm të vendit. Sanders ishte vetëm 17-vjeç kur prindërit e tij u divorcuan dhe atij ju desh të largohej nga shtëpia. Ai krijoi një program që funksiononte si motor kërkimi në internet, e prej saj arrin të fitojë shumë.
22-vjeçari tregon se gjatë fëmijërisë së tij kalonte shumë kohë duke hulumtuar në internet dhe kështu lindi dhe pasioni i madh për teknologjinë. Fillimisht ai nisi të punonte pa shumë të ardhura, me fokusin për të tërhequr klientë.
Më pas, vit pas viti kompania filloi të rritej. Ai tregon se në vitin 2019 arriti të fitonte rreth 3 milion dollarë fitime.