Sadzid Husic, a ju kujton gje ky emer?
Para 10 vitesh ngriti ne kemb FSHF dhe Gianni de Biasin.
Ai dergoi email ne FSHF ku thonte qe ishte pjes e Zenit U21, i huazuar nga Real Madrid dhe deshironte te luante per Shqiperine. Lajmi beri buje ne mediat shqiptare.
Ne FSHF u gezuan pa mase qe gjeten nje supertalent dhe De Biasi do ta ftonte direkt ne ekip te pare.
Nderkohe Sadzid Husic dhe intervista dhe ne mediat boshnjake duke then se eshte shqiptar e jo boshnjak kjo solli qe Edin Dzeko te bej status ne Twitter, ku pranonte qe kishte folur ne celular me Sadzid Husic e kish tentuar ta bindte te zgjedh Bosnjen por nuk e kishte bindur dot.
Por kush eshte Sadzid Husic ne te vertete?
FSHF kontaktoi me Zenit dhe klubi rus u tha qe nje futbollist i tille nuk ekzistonte te ta!
Sadzid Husic eshte nje shqiptar nga Rozhaja qe jeton ne Vjene dhe eshte nje nga super mashtruesit e shekullit. Nje mashtrues spektakolar.
Ai ka hedhur dhe video te futbollisteve te tjere ne youtube duke pretenduar se eshte ai edhe ka bere me qindra negociata me klube te famshme si Barcelone, Grasshoppers etj.
Por jo vetem ne futboll, ai mashtron edhe ne muzike duke e quajtur veten DJ edhe sikur ben me qindra koncerte.
Gjithashtu ka dhen intervista te rreme ne Austri sikur eshte kandidat per deputet apo edhe sikur eshte drejtori i nje firme produksioni filmash apo edhe kompozitor me fame ne SHBA.
Askush nuk e din me vendndodhjen e tij. Kjo eshte foto e fundit e tij para 4/5 vitesh. Mendohet qe ka fituar shume para nepermjet mashtrimeve dhe eshte zhdukur. Ne zyren e bizneseve ne Austri ka regjistruar nje biznes te tij me 2017 ne Salzburg por nuk qe nuk ka asnje aktivitet financiar.