Tan Brahimi është një nga konkurrentët që ka pak kohë si banor i shtëpisë më të famshme të “Big Brother VIP”.
Ai ka krijuar imazhin e një njeriu karizmatik që shkakton gjithnjë të qeshura, mirëpo pak e dinë historinë e trishtë të jetës së tij.
Në vitin 2013 ai ka pësuar një aksident automobilistik së bashku me prindërit e tij, të cilët për fat të keq humbën jetën, ndërsa Tani arriti të mbijetonte.
Ai provoi audicionet e show-t humoristik “Portokalli” dhe fitoi, por kjo erdhi në momentin më të keq, pikërisht kur humbi të dy prindërit.
Megjithatë ai vendosi të shkojë te “Portokallia”. Më pas u bë pjesë e “AlPazar” ku qëndroi për 4 vite dhe u largua pas një përplasjeje me Agron Llakaj.