Historia përsëritet, prandaj edhe duhet kujtuar!

Historia përsëritet, prandaj edhe duhet kujtuar!
83 vjet më parë, si sot 23 gusht 1939, Bashkimi Sovjetik i Stalinit dhe Gjermania naziste e Hitlerit nënshkruan, në Moskë, atë që Historia e njeh si “Pakti Molotov-Ribentrop” (dy ministrat e jashtëm të vendeve respektive), një Pakt mossulmimi, ku palët premtonin reciprokisht të mos e sulmonin njëri-tjetrin, por edhe të mos ndërhynin kur njëra palë ishte në luftë me një palë të tretë. Stalini donte të fitonte kohë për të riogranizuar ushtrinë e dëmtuar rëndë nga spastrimet e tij të 1937-ës, ndërsa Hitleri kënaqi Shtatmadhorinë ushtarake që ishte kundra një lufte të Gjermanisë në dy fronte.


Por, ato që u mbajtën sekret, dhe u bënë publike vetëm në 1992, kur u shpërbë Bashkimi sovjetik, ishin disa marrëveshje të tjera, të cilësuara “Protokolle sekrete”, sipas të cilave të dy palët ndanin zonat e tyre të influencës në Europën lindore. Do të ndahej midis tyre Polonia, siç edhe ndodhi pas një jave, në 1 shtator 1939 dhe që shënoi fillimin e L2B, sepse Anglia dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë, sipas garancisë paraprake që i kishin dhënë Polonisë (shih hartën bashkëngjitur). U bënë edhe disa korrigjime kufijsh për Besarabinë, Bukovinën dhe Vendet Balltike.
Mos vallë, sot, vendin e Polonisë e ka zënë Ukraina, ku SHBA dhe BE nga njëra anë dhe Rusia (ish BRSS) nga ana tjetër, kanë pranuar de facto zonat e tyre të influencës dhe Lufta në Ukrainë është veç një komedi (kryeaktori Zhelenski është komedian), që pasardhësit tanë do ta mësojnë të vërtetën ashtu si e mësuam ne pas një gjysmë shekulli?
Historia përsëritet, prandaj edhe duhet kujtuar!
PS. Polonia në 1939 ishte ajo që në hartë është me ngjyrë kafe dhe të kuqe. Sa ndryshon kjo me territorin e sotëm polak!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *