Historia prekëse në kryeqytet: Burri ndërroi jetë pasi nuk e përballoi dot humbjen e gruas (Emrat)

Një histori e trishtë ka ndodhur në periferinë e Tiranës, pasi një i moshuar u gjet i vetëvarur në oborrin e banesës. Safet Meçaj, 80 vjeç, u gjet pa shenja jete nga nipi në bodrumin e banesës së tij në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës”.

80-vjeçari ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike, pasi ka parë bashkëshorten e tij Arta Meçaj të vdekur. Mësohet se gruaja 80-vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka pësuar arrest kardiak. Bashkëshorti pasi ka parë bashkëshorten e vdekur ka ndërmarrë aktin ekstrem. Burime për median bëjnë me dije se dy të moshuarit kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njeri-tjetrin dhe shpesh merreshin si shembull në lagjen e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *