Historia që po trondit botën/ I riu: Rashë në dashuri me motrën time, kemi 4 fëmijë

Kjo është historia e dashurisë së ndaluar mes një vëllai dhe motre që ka tronditur botën, kur ata u zotuan se do të qëndronin së bashku për fëmijët e tyre. Susan Karolewski u ribashkua me vëllanë e saj më të madh, Patrick Stuebing, 20 vite pasi ai u arratis nga shtëpia e tyre abuzive, kur u birësua në moshën 3-vjeçare, në ish-Gjermaninë lindore.

Gjashtë muaj pasi nëna e tyre biologjike vdiq, dyshja që në atë kohë ishte 16 dhe 23-vjeç, rrëfyen se si dashuria e tyre për njëri-tjetrin u shndërrua në një marrëdhënie shqetësuese seksuale. Çifti ka katër fëmijë, dy prej të cilëve janë me aftësi të kufizuara të rënda. Ndërsa Patrick që vuan dy dënime me burg pasi u shpall fajtor për incest. Susan dhe Patrick shkaktuan një stuhi mediatike kur lidhja e tyre doli në dritë në vitin 2001. Në atë kohë ata u zotuan se do të sfidonin ligjet e incestit të Gjermanisë, që e bënin të paligjshëm seksin midis vëllezërve dhe motrave. Në vitin 2012, Patrick apeloi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në përpjekje për të vulosur bashkimin e tyre, duke pretenduar se ai dhe Susan kishin të drejtën e jetës familjare.

“Ne nuk ndihemi fajtorë për atë që ka ndodhur mes nesh. Ne duam që ligji që e bën incestin krim të shfuqizohet”, tha në atë kohë Patrick, i cili lindi në një familje të vështirë në 1977-n në Leipzing dhe ishte një nga tetë fëmijët.

Në moshën 3-vjeçare, ai u sulmua me thikë nga babai i tij alkoolist dhe si pasojë u strehua në një vend të sigurt. Ishte 7 vjeç kur u birësua.Ndërsa motra e tij, Susan, lindi në vitin 1984 në ditën kur u finalizua divorci i prindërve të tyre. Ajo është me aftësi të kufizuara mendore dhe i rrit në të njëjtën familje abuzive që vëllai i saj u arratis. Ajo ishte e keq arsimuar dhe mezi lexonte e shkruante. Disa nga gjashtë vëllezërit dhe motrat vdiqën pasi kishin lindur me aftësi të kufizuara, ndërsa një tjetër u vra mbi 7 vjeç.

Dashuria e ndaluar

Ishte viti 2000 kur Patrick nisi që të kërkonte familjen e tij biologjike dhe u takua me të motrën. Marrëdhënia e tyre u intensifikua vetëm 6 muaj pasi nëna e tyre, Ana Maria, vdiq nga një atak në zemër. Susan ishte vetëm 16-vjeçe kur ajo dhe Patrick, atëherë 23-vjeç, filluan marrëdhëniet e tyre shqetësuese incestuale dhe filluan të ndanin një dhoë.

Ai tha: Ne të dy qëndruam zgjuar deri vonë natën duke folur për njëri-tjetrin, shpresat dhe ëndrrat tona.

Ndërsa Susan u shpreh: Ne nuk e kemi njohur njëri-tjetrin në fëmijëri, nuk është njësoj për ne. Ne ramë në dashur si të rritur dhe dashuria jonë është e vërtetë. Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Ne ndoqëm instiktin dhe zemrat tona.

Në tetor të vitit 2001, Susan mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe lindi një djalë me aftësi të kufizuara të rënda, të quajtur Erik. Një infermiere mori në telefon policinë dhe Patrick u dënua me një vit burgim të pezulluar për incest dhe Susan, 17-vjeç, u vendos në kujdes pasi ishte ende e mitur. Dyshja vazhduan të takoheshin në fshehtësi dhe Susan kishte tre fëmijë të tjerë. Një vajzë Sarah, e cila gjithashtu lindi invalide, si dhe Nancy dhe Sophia. Patrick sërish u burgos për dhjetë muaj, pasi u akuzua për të dytën herë për incest. Më pas u dënua me 2 vjet e gjysmë të tjera. Dyshja mohuan që fëmijët e tyre të kishin lindur të paaftë për shkak të marrëdhënies së tyre incestuese.

Duke folur në vitin 2007, Patrick tha: Dy nga fëmijët tanë janë me aftësi të kufizuara, por kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me faktin se ne jemi vëllezër e motra. Në familjen tonë ka njerëz me aftësi të kufizuara. Kemi pasur gjashtë vëllezër dhe motra që në disa raste nuk kanë mbijetuar sepse kanë qenë invalidë.

Gjykata e Apelit

Ndërsa Patrick ishte pas hekurave, Susan u tha gazetarëve se nuk mund të jetonte pa të – pavarësisht se kishte ngjizur një fëmijë të pestë me një burrë tjetër. Megjithatë, nëna e pesë fëmijëve hoqi dorë nga të drejtat e saj për fëmijën përpara se foshnja të shkonte të jetonte me babanë e saj. Patrick iu nënshtrua një vazektomie në vitin 2004 dhe u përpoq të ndryshonte ligjin gjerman që e bënte incestin të paligjshëm në një përpjekje për të mbajtur veten jashtë burgut. Por në vitin 2008, Gjykata Federale Kushtetuese e Gjermanisë e la në fuqi ligjin dhe e refuzoi ankesën e tij.

Në vitin 2012, Patrick apeloi gjithashtu në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke thënë se çifti kishte të drejtën e jetës familjare dhe privatësisë. Përsëri ankesa u refuzua pasi gjykata besoi se çifti ishte trajtuar në mënyrë të drejtë nga autoritetet gjermane. Në vitin 2014, Këshilli Gjerman i Etikës bëri një kthesë tronditëse dhe votoi në favor të lejimit të incestit midis vëllezërve dhe motrave. Ata pretenduan se rreziku i aftësisë së kufizuar nuk ishte i mjaftueshëm për të garantuar ligjin pas shqyrtimit të çështjes së çiftit gjerman. Ligji mbetet ende në Gjermani me marrëdhëniet incestuale ndërmjet vëllezërve dhe motrave janë të paligjshme. Dënohet me burgim gjer në dy vjet ose me gjobë.

“The Sun” shkruan se besohet se çifti ende jeton bashkë në Gjermaninë lindore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *