Historia tronditëse e Najias/ Talibanët trokitën në derën e saj 3 herë që të gatuante për 15 ushtarë, por…

Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Najias, në provincën Faryab, ishte një pamje tronditëse e kërcënimit që po përballen tani gratë në të gjithë Afganistanin pas marrjes nën kontroll të kryeqytetit Kabul nga ana e talebanëve. CNN po përdor pseudonimet për Najia dhe Manizha për të mbrojtur identitetin e tyre për arsye sigurie.

Najia ishte në shtëpi me tre djemtë dhe vajzën e saj të vogël në një fshat në Afganistanin verior, kur luftëtarët talibanë trokitën në derën e tyre.

Manizha, vajza 25 vjeçare e Najias e dinte që ata do të vinin pasi kishin bërë të njëjtën gjë tri ditët e mëparshme, duke kërkuar që ajo të gatuante ushqim për  15 nga luftëtarët e tyre. Nëna e Manizhas u tha atyre : “Unë jam e varfër, si mund të gatuaj për ju? “. Më pas talebanët filluan ta rrahin. Nëna e Manizhas u rrëzua dhe ata e goditën me armët e tyre , AK47, që kishin me vete.

Manizha u kërkoi luftëtarëve të ndalonin por ata hodhën një granatë në dhomën tjetër dhe ikën teksa flakët u përhapën. Nëna e katër fëmijëve vdiq nga rrahja e rëndë. Talibanët e mohuan vrasjen e Najias, por fjalët e tyre kundërshtohen nga dëshmitarët dhe zyrtarët lokalë të cilët konfirmuan vdekjen e një gruaje 45-vjeçare, shtëpia e së cilës u dogj.

Vajza e Najias tha se luftëtarët talebanë hodhën një granatë brenda shtëpisë së tyre.

Një fqinje që u bërtiti burrave të ndalonin tha se shumë gra në fshatin Najia janë të veja të ushtarëve afganë. Ato fitojnë bukën e gojës duke shitur qumësht, por talebanët nuk e lejojnë këtë. Ajo tha: “Ne nuk kemi burra në shtëpinë tonë, çfarë të bëjmë? Ne duam shkolla, klinika dhe liri si gratë e tjera, si njerëzit e tjerë.

Në 10 ditë, militantët talebanë pushtuan dhjetëra kryeqytetet krahinore të lëna pa mbrojtje nga tërheqja e trupave amerikane dhe aleate. Talebanët përparuan me aq shpehtësi sa banorët u befasuan.

Disa gra thanë se nuk kishin kohë për të blerë një burkë në përputhje me rregullat e talebanëve që gratë duhej të mbuloheshin dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull kur të dilnin nga shtëpia.

Burka, veshja e detyruar për gratë afgane

Për gratë e Afganistanit, pëlhura përfaqëson humbjen e papritur të të drejtave të fituara gjatë  këtyre 20 viteve , si e drejta për të punuar, studiuar, lëvizur dhe madje edhe të jetojnë në paqe, e drejtë që mendojnë se ka humbur përgjithmonë.

/Burimi: CNN/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *