Historiani Erald Kapri, bashkëngjitur një dokumenti arkivor, zbulon Shqipëria ka rezervë valutore në ar 2.5 ton në total, i cili ruhet në Londër prej 77 vitesh.
Ai shkruan më tej se këtë këtë pasuri e krijoi Mbretëria Shqiptare dhe Mbreti Zog dhe se ky kapital i Bankës Shqiptare ruhej në Romë fillimisht, e në pas vitit 1943, ai u konfiskua nga gjermanët dhe më vonë u gjet nga britanikët, e prej asaj kohe u vendos në Londër.
“Me pak fjalë, Shqipëria ka sot të njëjtën sasi ari që Mbreti Zog la në Bankën e Shqipërisë 83 vite më parë”, shkruan Kapri.
Reagimi i plotë:
Në Bankën e Shqipërisë nuk ka një gram ar
Për kuriozitet, Shqipëria ka rezervë valutore në ar 2.5 ton në total.
Kjo sasi ndodhet në Londër prej 77 vitesh dhe këtë pasuri e krijoi Mbretëria Shqiptare dhe Mbreti Zog.
Ky kapital i Bankës Shqiptare ruhej në Romë. Pas vitit 1943, ai u konfiskua nga gjermanët, e më pas u gjet nga britanikët. U vendos në Londër dhe prej atëhere nuk ka lëvizur.
Britanikët e konfiskuan këtë sasi të konsiderueshme ari pas incidentit në Kanalin e Korfuzit. Vetëm pas viteve 1990, Shqipëria arriti një marrëveshje me britanikët të cilët e çliruan arin shqiptar. Por vlera e lartë e transportit dhe e sigurimit të kësaj sasie, bëri që Shqipëria ta mbante gjithë kohës në Londër. Dhe më mirë kështu.
Me pak fjalë, Shqipëria ka sot të njëjtën sasi ari që Mbreti Zog la në Bankën e Shqipërisë 83 vite më parë.
Për më shumë, lexoni librat e historisë se si u vodh floriri nga Zogu.