Historike: Gjendet një varrezë dhe një spital nën ujë në Florida

 

Diçka që e veçon parkun nacional Dry Torungas në Florida të SHBA-ve është se atje u zbulua një varrezë dhe një spital nënujor.

Ata thonë se spitali është shfrytëzuar për trajtim të pacientëve me sëmundjen tropikale “ethet e verdha” në mes viteve 1860 e 1900, kur vendi nuk ishte i zhytur në ujë.

Studiuesit në gushtin e vitit të kaluar hasën në këtë pjesë ku vazhduan me surveimet. Projektin e studimit e realizuan përgjegjës të parkut bashkë me anëtarë të shërbimit të parkut nga qendra Submerged, me qendrën Southeast Archeological center dhe studentë të diplomuar të Universitetit të Majamit.

Sipas shërbimit të parkut nacional, varreza u identidfikua si Fort Jefferson Post Cemetery, ku John Greer, varri i të cilit po ashtu u gjer në këtë pjesë, kishte punuar deri në vdekjen e tij me 5 nëntor 1861.

Shërbimi i këtij parku ka sqaruar se të dhëna historike tregojnë se ushtarët amerikanë ishin stacionuar në Fort Jefferson dhe mund të jenë varrosur atje. Kjo pjesë ishte e banuar edhe me personel militant, inxhinierë, staf prkrahës, të burgosur dhe familjarë të tyre.

Sëmundja “ethet e verdha: ishin përhapur gjerë në ishull në atë kohë, ku nga ajo në vitet e 1860 e 1870 kanë vdekur numër i madh personash, thuhet në një shkrim të lansuar.

Josh Marano, i cili është njëri prej arkeologëve detar për parkun nacional në South Florida, njëjerësh përgjegjës për surveim i këtij projekti, në një deklaratë ka thënë se ky zbulim nxjerr në pah potencialin se atje mund të fshihen tregime të parrëfyera.

Sipas tyre, ata janë duke u munduar të kuptojnë më shumë për Greer dhe personat tjerë të cilët ishin varrosur në këtë varrezë që tani është nën ujë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *