Gjatë kësaj vere, një ndër këngët që dëgjoheshin kudo ishte padyshim bashkëpunimi i Dafina Zeqirit me Lyrical Son ‘Llafe llafe’. Mesa duket ky projekt ishte dhe më i pëlqyeri i presidentes së Kosovës. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, kjo e fundit ka cituar një pjesë të kësaj kënge. Duke dhënë një shpjegim, Osmani përmendi “Llafe llafe”, këngë kjo e albumit ‘Dafinë moj’.
‘Ai ose ajo janë llafe që po thotë Dafina’, u shpreh Vjosa.
Kjo gjë i ka pëlqyer shumë Dafinës, e cila e ka shpërndarë në Instagram-in e saj si një mënyrë për t’i uruar ‘Mirëmëngjes’ ndjekësve të saj. Albumi ‘Dafinë moj’ përmban 14 këngë dhe për Dafinën secila ka veçantinë e saj.
Ky album sjell një anë tjetër të këngëtares, që ka folur më shumë se çdo herë në tekste për jetën e saj dhe eksperiencat personale.
/Priza.al/