Mbrëmjen e djeshme teksa po zhvillohej ndeshja e Superiores ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës, pas shënimit të golit tifozët e Tiranës kanë hedhur lëndë piroteknike.
Policia menjëherë ka ndërhyrë dhe ka identifikuar pesë personat. Ata kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe janë shoqëruar në Shkodër.
Policia ka zbatuar procedurat standarde të punës për shoqërimin në Komisariat të pesë personave, për veprime të mëtejshme.
Ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.