Hodhi akuza se Kryeministri i mbylli biznesin në shenjë hakmarrjeje, Rama i përgjigjet Shehajt: Ndërtesa ishte e paligjshme

Deputeti demokrat Agron Shehaj sot  gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se  policia i ka mbyllur biznesin dhe i ka sekuestruar ambientet ku operonte ky biznes, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria.

Ai e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën.

Kryeministri Rama i është përgjigjur Deputetit demokrat me anë të një statusi në Twitter, Edi Rama në postimin e tij shkruan se ndërtesa e deputetit është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe gjithashtu ka dalë vendimi i konfiskimit.

Postimi:

Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *