James Howells është një inxhinier i cili tek sa po pastronte zyren e tij gabimisht hodhi një laptop të vjetër që brenda tij kishte në hard disk 8,000 bitcoin. Sot qe ne flasim bitcoini ka marre një fuqizim të dukshëm, me atë hard disk që James hodhi do kishte kapur shumën e 181 milionë euro.
Por James nuk i dhumb shpresat, ai mendon se laptop ii tij mund të gjendet në një vendgrumbullim mbeturinash në Neëport, dhe për këtë ai do të përdorë inteligjencën artificiale (IA) për të kërkuar nëpër mijëra ton mbeturina në landfill.
Inxhinierit iu mohua kërkesa për të vizituar vendin për shkak të shqetësimeve mjedisore, por ai ka krijuar një skemë të teknologjisë së lartë.
Kërkimi vazhdon, James do të “punësojë” gjithashtu qen robotë si siguri, në mënyrë që askush tjetër të mos mund të përpiqet të vjedhë hard diskun. Qentë robotë janë robotë të krijuar për t’u ngjasuar qenve në pamje dhe sjellje, zakonisht duke përfshirë karakteristikat e qenit si lehja ose tundja e bishtit.
James tha për Guardian: “Gërmimi i një landfilli është një operacion i madh në vetvete. Financimi është siguruar. Ne kemi sjellë një specialist të inteligjencës artificiale.”