Romanca mes Can Yaman dhe Diletta Leotta ishte goxha periudhë e bukur për të dy, me aq sa ka deklaruar çifti, por mesa duket ka mbaruar. Dyshja nuk u pa më bashkë që pas udhëtimit të përbashkët në Turqi, ku prezantuesja u takua dhe me familjen e aktorit të famshëm. Gjithashtu Yaman mungoi në festën e ditëlindjes së Diletta-s, ndaj dyshimet u bënë më të mëdha.
Një detaj tjetër kyç që ka shtyrë fansat të aludojnë rreth ndarjes së tyre ka qenë paraqitja e aktorit në festivalin e filmit në Venecia krah aktoren izraelite Moran Atias. Ata dukeshin mjaft të afërt dhe kimia mes tyre dallohej fare lehtë. Can u kap në disa momente duke parë me sy plot admirim aktoren izraelite dhe flirtimi mes tyre i ka bërë shumë persona të besojnë se ata janë çift.
Asgjë nuk është ende e sigurtë, pasi burime pranë aktorit thonë se ai dhe Diletta mund t’i rregullojnë gjërat mes tyre.
“Marrëdhënia e Can dhe Diletta-s është serioze. Ka dashuri të vërtetë. Dhe edhe nëse ka pasur disa keqkuptime dhe tani ata janë larg, historia e tyre nuk mund të përfundojë kështu ” , është shprehur më herët një burim pranë dyshes.
/Priza.al/