Hodhi trupin e pajetë të shokut në përrua/ 47-vjeçari i dënuar më parë për përndjekje: Xhelozia nuk është krim

Madjel Husa, 47-vjeçari që u arrestua pasi hodhi në përrua trupin e pajetë të shokut të tij Elton Tahiri, i cili vdiq nga mbidoza e drogës, ka qenë i dënuar më parë i dënuar për përndjekje. Gjykata vendosi për të masën e arrestin me burg për 2 vite, në vitin 2018.

Husa deklaronte se po mbahej në burg për shkak se familja e vajzës, e cila ishte 20 vite më e vogël se ai, sepse sipas tij ata kundërshtonin historinë e tyre të dashurisë. Ai ra në prangat e policisë pas denoncimit të ish-partneres, e cila e akuzonte se e kërcënonte prej disa muajsh.

Gjatë seancës, 47-vjeçari tha se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak. Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi, por kishin pasur zënka për motive xhelozie. Husa deklaroi në gjyq në atë kohë se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

“Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia” – deklaroi Madjel Husa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *